Një krim i organizuar besohet se qëndron prapa një eksplodimi që çoi në ajër dyert e një stacioni policor në Suedi, shkruan Sky.

Shpërthimi, në orët e hershme të së mërkurës, shkaktoi dëme të rënda në zyret kryesore të policisë në Helsinborg, si dhe në shtëpië përballë tyre.

Disa njerëz ishin në ndërtesë gjatë asaj kohe, por asnjëri nuk ishte lënduar nga eksplodimi,  transmeton Klan Kosova.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin, por mohohet të ketë qenë akt terrorist.

Shefi i policisë, Patrick Heimbrand, përshkroi bombardimin ndaj stacionit si një sulm në stafin e tij si dhe në drejtësinë, duke shtuar se ai beson që puna e policisë kundër krimit të organizuar ishte një motiv i mundshëm.