Të paktën 11 agjentë të forcave të rendit janë plagosur sot në Katalonjë gjatë operacioneve që synojnë të pengojnë zhvillimin e referendumit për vetëvendosje të ndaluar nga drejtësia, sipas Ministrisë spanjolle të Punëve të Brendshme.

“Për momentin nëntë agjentë të policisë dhe dy të rojes civilejanë plagosur gjatë ekzekutimit të urdhërave të drejtësisë”, shkruan në “Twitter” Ministria, duke shtuar se agjentët ishin goditur me gurë.

Nga ana tjetër përgaqësuesi i qeverisë spanjolle në Katalonjë i kërkoi autoriteteve indipendentiste të rajonit që “t’i japin fund kësaj farse të referendumit të vetëvendosjes që policia ka ndërhyrë për ta penguar”