Presidenti francez Emanuel Makron paralajmëroi se takimi i Këshillit Evropian, i cili fillon sot do të shënohet me porosi të unitetit për Bashkimin Evropian.

“Do të kemi unitet në negociatat për Bregzitin, sepse të gjithë jemi të bashkuar lidhur me këtë çështje, rreth të cilave janë interesat tona dhe ambiciet tona”, deklaroi Makron gjatë mbërritjes së Samitin e liderëve të BE-së në Bruksel.

Makron njëherit i bëri thirrje Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore të japë garanci për respektim të ashpër të marrëveshjes bërthamore iraniane.

Presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi tërheqje nga marrëveshja, pasi e akuzoi Iranin se nuk i respekton obligimet e tij.