Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka reaguar pas votimit të rishikimit të buxhetit të Kosovës 2017, me ç’rast ka thënë se ky buxhet ia mundëson grupeve kriminale.

“Këtu pak më parë u votua një buxhet për të cilin Kosova detyrohet t’u paguajë grupeve kriminale, që përmes aferave kriminale e kanë dëmtuar Republikën e Kosovës. Prandaj ne nuk kemi si të bëhemi pjesë e këtyre punëve të ndyta që prej qeverisë së kaluar po i vazhdon edhe kjo qeveri e tanishme”, ka deklaruar Konjufca.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka kërkuar që rishikimi i buxhetit për vitin 2017 në leximin e dytë të bëhet në procedurë të përshpejtuar.