Përmes një postimi në facebook, gazetari Shkëlzen Lushaj ka ilustruar fushatën dhe zgjedhjet lokale në vend me theks të veçantë atë në komunën e Çairit, transmeton Zhurnal.mk.

Lushaj mes tjerave shkruan se zgjedhjet në këtë komunë nuk janë thjeshtë garë mes partive por edhe një mirënjohje për ish kryetarin e kësaj komune Izet Mexhitin për rolin e tij në mbrojtje të shqiptarëve në Shkup.

“Zgjedhjet për Çairin nuk janë thjeshtë garë mes partishë. Më shumë se kaq, janë votim për t’i shprehur mirënjohje një strukture politike me në krye Izet Mexhitin, për rolin kapital në mbrojtjen e shqiptarëve të Shkupit, nga Gjorçe Petrovi në Hasanbeg dhe nga Batinca në Radishani. Nuk ka tjetër shqiptarë në Shkup, që ka bartur mbi shpatulla më shumë se Izet Mexhiti, peshën e rëndë politike, institucionale dhe kombëtare të kujdesit dhe mbrojtjes së shqiptarëve të kryeqytetit, të keqtrajtuar jo pak herë nga falangat mujshare të VMRO-së dhe të injoruar e përbuzur në të gjitha kuptimet, aty ku komunat qeveriseshin po nga VMRO”, shkruan kështu gazetari Lushaj në postimin e tij.

Kryetari i kësaj komune duhej të shqetësohej për ata jashtë Çairit, që për çdo vajtje-ardhje nga shkolla ose puna, rrezikonin të hanin ndonjë dru shpinës, nëpër autobusët e Shkupit. Dhe jo vetëm, shkruan kështu gazetari i njohur.

“Më shumë se për vetë shqiptarët e Çairit, që në mos rrugët e mira, i kishin të paktën fëmijët të sigurtë e të pacenuar, kryetari i kësaj komune duhej të shqetësohej për ata jashtë Çairit, që për çdo vajtje-ardhje nga shkolla ose puna, rrezikonin të hanin ndonjë dru shpinës, nëpër autobusët e Shkupit. Dhe jo vetëm: të mbante edhe përgjegjësi që nuk i takonin, për të hequr përmendore serbe që vendoseshin brenda natës, po jashtë Çairit, për të shembur kryqe e objekte sllave po jashtë Çairit, për të mbrojtur trashëgimitë ilire dhe islame po jashtë Çairit, për të ndihmuar shqiptarët e lagjeve të përmbytura, po kështu jashtë Çairit”, shkruan mes tjerave gazetari Lushaj.

Çairi është çdo fshat, lagje dhe mëhallë në Shkup, ku jeton dhe vetëm një shqiptar. Prandaj, zgjedhjet në Çair nuk janë thjesht zgjedhje mes partish – është edhe një tjetër rezistencë ndaj VMRO-së që kërkon politikisht kokën e Izet Mexhitit, për qëndresën 10-vjeçare ndaj agresionit, thotë ai.

“Çairi nuk është një komunë me 3.5 km në katror – Çairi është çdo fshat, lagje dhe mëhallë në Shkup, ku jeton dhe vetëm një shqiptar. Prandaj, zgjedhjet në Çair nuk janë thjesht zgjedhje mes partish – është edhe një tjetër rezistencë ndaj VMRO-së që kërkon politikisht kokën e Izet Mexhitit, për qëndresën 10-vjeçare ndaj agresionit të padukshëm mbi Çairin dhe rolin aktiv personal për të hequr qafe Nikola Gruevskin”, shkruan për fund në shkrimin e tij gazetari i njohur Shkëlzen Lushaj.