Ambasada ruse pasdite deri te MIA dërgoi reagim për kumtesën e djeshme qeveritare për takimin midis kryeministrin Zoran Zaev dhe ambasadorin rus Oleg Shçerbak, në të cilin e potencoi Agjencinë si një prej mediave, e cila e ka publikuar kumtesën e Qeverisë dhe e cila sipas saj nuk përshtatet me palën ruse.

“Teksti në kumtesën e theksuar nuk harmonizohet me palën ruse dhe nuk paraqet reflektim mjaftë konkret të disa vlerësimeve të cilat janë dhënë gjatë bisedës nga ana e ambasadorit të Rusisë. Në të njëjtën kohë, pala ruse e konfirmon përkushtimin e saj të gjithanshëm dhe avancimin konstruktiv të marrëdhënieve tradicionale miqësore midis Federatës ruse dhe Republikës së Maqedonisë”, thuhet në reagimin, që MIA e mori madje pasdite në insistimin tonë, edhe pse nga Ambasada u theksua se kjo është dërguar zyrtarisht deri te të gjitha mediat.

Zëdhënësi i Ambasadës ruse, Sranisllav Lupin deklaroi për MIA-n se përfaqësia diplomatike nuk dëshiron të japë komente shtesë, sepse qëllimi i reaksionit nuk është, siç theksoi të fillojë polemika publike për përmbajtjen e takimit midis ambasadorit dhe kryeministrit.

Sipas Lupin, bëhet fjalë për çështje procedurale. Ai theksoi se qëllimi i kumtesës ruse është që të bëhet me dije se kumtesa qeveritare është publikuar në kundërshtim me praktikën ndërkombëtare, gjegjësisht është publikuar pa konsultim me Ambasadën ruse.

Ai theksoi se vetë përmbajtja në kumtesën qeveritare nuk është kontestuese, por kontestuese është ajo që si citat janë publikuar fjalët e Shçerbak, pa pëlqimin dhe dijen e tij.

Lupin theksoi se në takim ka pasur atmosferë pozitive dhe se nuk ka pasur kritika nga pala ruse ndaj Zaevit, sepse siç tha, Rusia i respekton normat ndërkombëtare dhe nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve tjera.

Në kumtesën e djeshme të Qeverisë, që e transmetoi MIA, mes tjerash theksohet se në takimin e kryeministrit Zaev dhe ambasadorit Shçerbak është konstatuar edhe se synimet dhe përcaktimet euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë nuk janë dhe nuk duhet të jenë pengesë për zhvillim të marrëdhënieve bilaterale midis Maqedonisë dhe Rusisë, përveç se, siç u theksua edhe te të dy shtetet ekziston qëndrim për sistem të qëndrueshëm të sigurisë në botë, që është nga rëndësia ndërkombëtare.