Shtabi Zgjedhor i ASH në Strugë mbrëmë pas orës 23:00 ka ankimuar 10 ankesa në Komision zgjedhor komunal për “parregullsitë e shumta që u bënë në procesin zgjedhor në Strugë nga kandidati Ramiz Merko dhe ekipi tij”. “I ashtu quajturi “tren bullgar”, ishte i pranishëm nga militant të BDI dhe maqedonas të cilët në disa vendvotime kryesisht ne pjesët maqedonase krijuan parregullësi të procesit zgjedhor. Gara në Strugë ngelën e hapur, thonë nga ASH Strugë dhe në vendet ku pritet pas dy jave të bëhet rivotimi, kandidati i ASH Ziadin Sela, pritet ta fitojë Strugën ngase pikërisht në ato vendvotime ku janë bërë parregullsi, është krijuar diferenca e vogel prej afro 600 vota mes Merkos dhe Selës. Nga shtabi i ASH Strugë, thanë se kanë edhe argumente të dokumentuar, dhe i kanë njoftuar edhe organizatat kompetente dhe OSBE, për parregullësitë në Strugë nga ana e BDI dhe LSDM”- thonë nga ASH. Nëse pranohen këto ankesa, atëherë në Strugë do të ketë rreth të tretë zgjedhor pas dy javëve.