Luana Vjollca ka publikuar spotin zyrtar të emisionit të saj “Kush luan’’. E gjendur në një bibliotekë,  e shoqëruar nga dy partnerë, moderatorin e “Proçesi Sportiv” Edi Manushi dhe aktorin Gent Hazizi, ajo i fton të gjithë të ndjekin të shtunave programin e ri që do të startojë në ekranin e Top Channel.

Duke qenë se Luana do të bashkëprezantoje më Manushin, ish-partnerin e Marinës në ‘Procesi sportiv’ , kjo e fundit i ka dhënë një këshillë së motrës: “Je e adhurueshme my sis!!! Mezi po pres “Shiko kush Luan… (Ki kujdes Manushin se te korrupton).

Dhe sigurisht nuk mungon as komenti i Luanës duke na treguar sërish se motrat Vjollca janë të pandashme nga njëra-tjetra.

Image