Me aktvendim të Gjykatës Administrative është vërtetuar se Darko Dimovski është kryetar legjitim i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Nga LSM sot njoftuan se me aktvendimin e Gjykatës Administrative të 13 shtatorit këtë vit u hodh poshtë padia e Zihvko Mitrevskit kundër vendimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale Nr. 08-8191 / 14 të 4 gushtit të këtij viti, me të  cilën kërkohej gjykata të sjell vendim me të cilin do t’i ndalohej Dimovskit që ta përfaqësojë si kryetar i LSM-së deri në përfundimin e kontestit administrativ.

Gjykata Administrative, sqarojnë nga sindikata, vendosi se padia është e pabazë edhe në pjesën e propozimit të posaçëm me të cilin Zhivko Mitrevski kërkoi nga kjo gjykatë për të sjellë vendim për masë të përkohshme me të cilën ndalohet personi, Darko Dimovski të prezantohet dhe përfaqësojë LSM-në si kryetar deri në përfundimin e kontestit administrativ.