Asnjë akuzë e rreme, asnjë pres konferencë në të cilën VMRO-DPMNE përhap lajme të rreme nuk mund ta fsheh faktin se ishte VMRO-DPMNE ajo që e largoi të drejtën logjore të harmonizim të pensioneve me koston e jetesës.

Qeveria e kaluar e VMRO-DPMNE-së i dëmtoi pensionistët. Edhe përskaj largimit të mundësisë ligjore për rritjen e pensioneve në harmonizim me koston e jetesës, Qeveria e VMRO-DPMNE-së nuk ka paraparë mjete në buxhetin e 2017-ës për rritje të pensioneve.

Për dallim nga qasja e tillë e rreme e VMRO-DPMNE-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM po e përmirëson padrejtësinë ndaj pensionistëve. Po zbatohet plotësisht harmonizimi i pensioneve me koston e jetesës dhe rritjen e pagave, dhe në bazë të saj pensionistët do të përfitojnë shtesë rreth 2.000 denarë për të gjithë vitin 2017.