LSDM do ta mbështesë kandidatin e BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata. Këtë e ka deklaruar Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një tubimi në Dibër.

“Në raundin e parë kemi pasur një fitore historike, kështu do të jetë edhe në raundin e dytë”, u tha Spasovski anëtarëve dhe përkrahësve të LSDM-së në Dibër.

Ai theksoi se LSDM në Dibër në zgjedhjet parlamentare kishte një fitore të madhe që vazhdoi në zgjedhjet lokale.