Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, bisedojnë për përjashtimin nga koalicioni qeveritar të LR PDSH-së, pasiqë partia e Selës ka bërë koalicion me partnerin e fshehtë të VMRO-DPMNE-së, Lëvizjen Besa.

Kështu thonë për Aktuale.mk burime nga LSDM dhe BDI, të cilat shprehen se hapi i Selës për koalicion me partnerin e fshehtë të VMRO-DPMNE-së është i palogjikshëm për koalicionin qeveritar.

Sipas burimeve të LSDM-së dhe BDI-së këtë vendim, dy kryesitë e partive qeveritare LSDM-dhe BDI do ta zyrtarizojnë pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Bashkëpunimi me LR PDSH-në e Ziadin Selës nuk ka kushte të vazhdohet pasi Sela ka vendosur të koalicionojë me partneren e fshehtë të VMRO-DPMNE-së, Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit”, thonë burime pranë dy partrive për Aktuel.mk.