“Lufta” për pushtet me sa duket nuk zgjedh mjetet. Të ndihmuar nga VMRO-DPMNE, partia e Ziadin Selës, LR-PDSH dhe BESA e Bilall Kasamit kanë bërë përpjekje për siguruar nga partia e Gruevskit “informacione” për BDI-në dhe zyrtarët e saj. Bëhet fjalë për pretendime të cilët tashmë kanë nis të qarkullojnë në opinion e që po shpërndahen nga aktivistë të BESËS dhe LR-PDSH-së.

Burime jozyrtare në BDI konfirmojnë se janë në dijeni të komunikimit midis Selës dhe Kasamit me VMRO, dhe thonë se LR-PDSH dhe BESA kanë kërkuar ndihmë nga VMRO, e cila nuk po mundet të qetësohet nga humbja që i shkaktoi partia e Ali Ahmetit  me futjen në Qeveri në krahë të LSDM-së së Zoran Zaevit.

“Të ballafaquar me humbjen e sigurt më 29 tetor, vullnetin e pafavorshëm të qytetareve ndaj tyre, kjo është ‘fija e kashtës’ në të cilën duan të kapen LR-PDSH dhe BESA”, thonë burimet e BDI-së, të cilët informojnë se tashmë janë informuar ambasadat e SHBA dhe BE bashkë me të gjitha ambasadat e huaja në Maqedoni, Prokuroria e përgjithshme dhe ajo speciale dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Në ndërkohë, nga 5 deri më 10 vite burg mund të përfundojë ai që posedon materiale të paautorizuara, sipas kodit penal.