Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana pas largimit nga fusha e blertë deklaroi gjatë intervistës në emisionin ‘Opinion’ se momentalisht do t’i përkushtohej fondacionit të tij “Lorik Cana” e më pas ai synonte drejtimin e një klubi sportiv jashtë Shqipërisë.

Kështu Cana tani që është i lirë nga impenjimet në futboll është filmuar në një moment interesant. Ndoshta ndodhet në shtëpi dhe duket se për disa minuta po luan me lodrat e të birit.

Cana teksa ka qenë duke folur në telefonon ndërkohë që merrej edhe me lojërat e djalit dhe është filmuar fshehurazi, me siguri nga bashkëshortja. Një moment  shumë i sinqertë ky për Canën i cili nuk ka ngurruar ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në Instagram.