Lori Hoxha, e njohur më shumë si trashëgimtarja simpatike e Top Channel, ka publikuar së fundmi një fotografi tejet provokuese në profilin personal të saj në rrjete sociale.

Në këtë foto ajo shfaqet e gjitha e veshur në rozë, por të gjithë vëmendjen e ka rrëmbyer gjoksi i saj shpërthyes dhe shumë seksi.

Duket se kanotjerja e shkurtër dhe e ngushtë ka bërë t’i dalë edhe më tepër në pah gjoksi bukuroshes.

Foto e publikuar nga Lori është realizuar gjatë darkës, ku kanë qenë pranishme blogere të njohura për nder të ardhjes së make-up artistit me famë botërore, Ariel.