Negociatori kryesor i Ministrisë britanike të Punëve të Jashtme i angazhuar për konsolidim të marrëveshjeve midis Londrës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, Majkëll Dejvidson sot udhëton për në Beograd në bisedime me përfaqësues të autoriteteve serbe.

Siç njofton Tanjug, në takim me përfaqësues të Sektorit për BE pranë Qeverisë serbe dhe Sektorit për punë juridike ndërkombëtare pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Dejvidson i prezantoi prioritetet e Londrës për konsolidim të marrëdhënieve dakorduese midis Britanisë së Madhe dhe vendet e rajonit, në kuadër të procesit për braktisje të shtetit nga BE-ja.

Në bisedimet në mënyrë të ndërsjellë është konkluduar se Serbia dhe Britania e Madhe e njohin interesin për ruajtje të nivelit të lartë të bashkëpunimit dhe do të përpiqen të sigurojnë kornizë adekuate juridike që do t’u garantojë vazhdimësi dhe siguri juridike qytetarëve dhe kompanive nga të dy vendet pas përfundimit të procesit të Bregzitit.