Lojtarët e Brazilit kanë përdorur oksigjen gjatë ndeshjes kundër Bolivisë, për shkak të problemit me nivelin mbidetare

Lojtarët e Brazilit kanë pasur probleme me frymëmarrje gjatë ndeshjes me Bolivinë, e cila është zhvilluar mbrëmë në kuadër të eliminatoreve për botërorin ‘Rusia 2018’.

Brazilianët janë detyruar të përdorin maskat e oksigjenit për t’u këndellur si pasojë e lartësisë mbidetare të stadiumit në Bolivi.

Ndeshja që përfundoi pa fitues (0:0) u luajt në stadiumin “Hernando Siles” në 3 mijë metra lartësi mbidetare.