Kryetarja dhe kandidatja për Tetovën edhe një mandat, Teuta Arifi sot ka vizituar fshatin Llacë e shoqëruar nga Zv/Kryeministri Lika, shefi i shtabit komunal Bekim Maksuti dhe bartsësi i listës për këshilltarë Bekim Memeti.
Arifi gjatë mandatit të saj në këtë fshat ka realizuar shumë projekte kapitale si rugën e re Llacë – Sellcë, bekatonizim të rrugëve brenda fshatit, kanalizime dhe murre mbajtëse.
“Ky fshat ka qenë gjithnjë një përkrahës i fortë i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe politikave tona lokale. 4 vitet e fundit kemi investuar dhe kemi kryer punë në dobi të fshatit të cilat do të vazhdojmë t’i bëjmë edhe në të ardhmen. Me sukses përfunduam rrugën e re Llacë – Sellcë, dhe investuam në bekatonizim të rrugëve brenda fshatit, kanalizime dhe murre mbajtëse” u shpreh kandidatja Teuta Arifi
Ndryshe Teuta Arifi vazhdon të merr mbështetje të madhe në Malësinë e Sharrit ku me 15 tetor pritet të jetë kandidatja më e votuar. /TetovaSot/