Liverpooli e ka mposhtur 3:0 Huddersfieldin në “Anfield”.

Liverpooli i është rikthyer fitoreve në Premierligë, pas humbjes shokuese 4:1 nga Tottenhami, shkruan gazeta Express.

Të besuarit e Jurgen Klopp triumfuan 3:0 në “Anfield” kundër Huddersfield, ndeshje e vlefshme për xhiron e 10’të.

Sturridge (50’), Firmino (58’) dhe Georginio Wijnaldum (75’) shënuan për Liverpoolin, ndërsa në pjesën e parë, Salah ka humbur një penalti, në minutën e 42’të.

Pas këtyre tri pikëve, Liverpooli është ngjitur në pozitën e gjashtë me 16 pikë të grumbulluara.