Skuadra angleze Liverpool tashmë është e gatshme të shes yllin e skuadrës, Philippe Coutinhon

Barcelona deri në ditën e fundit të afatit kalimtar tentoi transferimin e mesfushorit brazilian të Liverpoolit, Philippe Coutinho.

Por, pas vetëm dy muajsh, skuadra angleze është e gatshme që gjatë muajit janar të pranojë shitjen e brazilianit.

Sipas Mirror, Liverpool tashmë ka kontaktuar drejtuesit e Barcelonës dhe u ka komunikuar atyre çmimin e Coutinhos.

Ata duan as më shumë e as më pak se sa 150 milionë euro, 20 më shumë se sa Barcelona kishte ofruar gjatë verës së kaluar.

Edhe lojtari është i gatshëm të largohet, pasi dëshiron të luaj me Leo Messin, Luis Suarez, Andres Iniesta e Ousmane Dembele