Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është debati parlamentar lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021. Në seancë nuk po merr pjesë kryeministri Ramush Haradinaj.

Seanca kohë më parë është thirrur nga opozita, por nuk iu është përgjigjur pozita, me arsyetimin se debati parlamentar për programin qeverisës duhet të bëhet në momentin e finalizimit dhe prezantimit të tij nga ana e Qeverisë.