Pak ditë më parë të gjithëve na mbetën në mendje lotët e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që rrezikonte të arrestohej. Por që nga ajo mbrëmje, gjërat kanë ndryshuar shumë. Të nesërmen Tahiri nuk u arrestua, çështja i kaloi për shqyrtim Kuvendit e fati i tij vendoset pikërisht sot.

Seanca parlamentare sapo ka nisur, nërsa ish-ministri është parë të mbërrijë në ambientet e Kuvendit, i përpiktë e gati për tu përballur me fatin e tij.

Një ditë më parë ai deklaroi se ishte gati të përballej me çdo vendim dhe iu bëri thirrje të gjithë kolegëve socialistë që kishin edhe dyshimin më të vogël për të, të votonin pro kërkesës së Prokurorisë për ta arrestuar, por shtoi se nuk pranonte që t’i bëhej një gjyq politik.