rotesta të fuqishme kanë pushtuar rrugët Barcelonës, ku mijëra qytetarë manifestonin kundër dhunës të policisë spanjolle dhe për respektimin e rezultatit të referendumit.

Presidenti katalanas ,Carles Puigdemont, deklaron se rajoni  ka fituar të drejtën e shtetësisë pas një referendumi që u prish nga dhuna.  Zyrtarët katalanas thanë më vonë se 90 për qind e atyre që votuan mbështesin pavarësinë në votimin e së dielës.

Ndërkohë një grevë e përgjithshme ka paralizuar zonat e mëdha të Katalonjës, pas referendumit të përgjakshëm për pavarësinë nga Spanja.

Greva u shpall nga sindikatat dhe shoqatat katalanase për shkak të “shkeljes së rëndë të të drejtave dhe lirive” gjatë votimit të së dielës.

Gjykata kushtetuese e Spanjës kishte shpallur sondazhin e paligjshëm dhe qindra njerëz u plagosën ndërsa policia përdori forcën për të bllokuar votimin.

Komisioni Europian e gjykon si ilegal referendumin për pavarësinë e Katalonjës. Përmes një deklarate për shtyp, Komisioni tha se nuk do të përzihet në këtë çështje të brendshme, ndërkohë që ritheksoi nevojën për bashkim.