Parlamenti i Katalonisë e ka shpallur pavarësinë e këtij rajoni nga Spanja. Mijëra katalonas kanë dalë në rrugë për të festuar.

Votimi në Parlamentin e Katalonisë vjen pas dy javë negociatash të tensionuara ndërmjet Madridit dhe Barcelonës.

Pro vendimit për shpalljen e pavarësisë kanë votuar 70 deputetë, 10 kundër dhe 2 kanë abstenuar, shkruan lajmi.net.

Pas aktit të shpalljes kanë shpërthyer duartrokitjet dhe përqafimet ndërmjet deputetëve, ndërkohë që ata të opozitës e kanë lëshuar sallën në shenjë proteste.