Slavko Simiq i ‘Lista Srpska’ thotë se tani për tani nuk duhet të flitet për çështjen e transformimit të FSK’së në Ushtri.

Ai, në takim me shefen e BE’së në Prishtinë, Natalia Apostolova, ka treguar se deputetët serbë në Kuvend konsiderojnë se Qeveria e Kosovës ka probleme tjera më të mëdha, sesa krijimi i Ushtrisë.

Simiq, që është edhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në takim ka bërë të ditur se ‘Lista Srpska’ nuk e përkrahë as Ligjin për Liritë Fetare, pas sipas tij, ky ligj që pritet së shpejti të dërgohet në Kuvend ka paqartësi në raporton me Kishën Ortodokse serbe.