Nisma për Kosovën ka hapur fushatën në bastionin e saj në Malishevë. Partia e Fatmir Limajt, edhe në takimin e sotëm ka rikonfirmuar mbështetjen e qytetarëve të kësaj komune për Nismën për Kosovën.

Zv/kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë para bashkëvendasve të tij se në Malishevë do të vazhdohet me Nismën për Kosovën.

“E kemi filluar në vitin 2013 në rrethana jo fort të mira dhe goxha tensionuese, por ja ku jemi sot. Në vitin 2013 bashkë me ju kur e kemi nisur këtë project, kemi thënë se po e nisum në Malishevë për të vazhduar në secilin qytet të Kosovës. Dhe ja ku jemi sot pas katër viteve duke iu falëndëruar juve Nisma është në Kuvend dhe Qeveri”, ka thënë Limaj.

Limaj i ka shprehur mirënjohje secilit qytetarë të komunës se Malishevës për mbështetjen qe I ka dhënë Nismës në këto kohë sic është shprehur ai të  të vështira.
“Në kohën kur të tjerët kanë pasur dilemma ju keni besuar në vizionin tim politikë. Meritorët më të mëdhenj të këtyre fitore jeni ju të dashur bashkëvendasit e mi. Malisheva ishte izoluar dhe keqtrajtuar për disa vite. Në njëfarë mënyre Malisheva ishte bllokuar nga të tjerët, nëse nuk mendohej njëjtë si ata. Llapushën as nuk mund ta gjunjezosh as të shantazhosh sepse askush nuk mund të vendos për ta”, ka shtuar Limaj.

Kryetari i Nismës për Kosovën ka thënë se Nisma ka future një standard të ri në politikën e Kosovës dhe duke qëndruar në parimet bazë të Nismës.

Sipas tij, Nisma nuk është parti politike e cila synon votën duke shpifur dhe mashtruar.
Tutje, Limaj ka thënë se ata e dallojnë pozitën shtetërore nga ajo partiake.
“Ne nuk shkojmë në asnjë vend qe me shfrytëzu pozitën e zv/kryeministrit për vota. Ne nuk e keqpërdorim pozitën shtetërore për një grusht votash. Ne I shërbejme vendit, sepse e kemi për detyre. Por, jo në emër të një votë”, ka deklaruar Limaj.

Limaj është zotuar se në Malishevë nuk do të mbetet asnjë familje pa një anëtar të punësuar.

“Unë nuk rri në një qeveri ku nuk kryhet punë. Ne jemi shku me punu e jo me vajtu. Shpejt do t’i shihni rezultatet”, ka përfunduar Limaj.

E, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se sa herë qe gjendet në Malishevë ndjehet mirë dhe për këtë ai ka përmendur disa arsye.
Qytetarët e Malishevës, sipas tij, gjithmonë kanë qenë në shërbim të vendit.
“Qeverisja në Malishevë është shëmbull i mirë për të gjitha komunat qe qeverisën jo vetëm nga Nisma, por edhe nga partitë tjera poltike. Begaj ka dëshmuar se është në shërbim të qytetarëve”, ka thënë ndër të tjera Krasniqi.

Ish kryetari i Kuvendit i ka kërkuar Begajt qe të vazhdoj punën e nisur dhe të zbatoj programin social demokrat të Nismës.
Krasniqi është shprehur i bindur se më 22 tetor, Nisma do të fitoj pa balotazh në këtë komunë.

Në anën tjetër, kryetari akutal dhe kandidati për kryetar të Malishevës, Ragip Begaj ka prezantuar një serë projektesh të përfunduara në mandatin e tij të parë qeverisës.
Ai ka thënë se janë rreth 15 shkolla të reja të cilat janë ndërtuar gjatë mandatit të tij katër vjeçar.
Begaj ka përmendur edhe një serë projektesh të përfunduara, si në infrastrukture, arsim, sport e shendetësi.

Kryetari akutal është zotuar se do ta permirësoj gjendjen në katër vitet në vazhdim.
“Fitorja ime është fitore e juaja. Ju ftoj qe të votoni Nismën për Kosovën dhe numrin 31”, ka thënë ndër të tjera Begaj.
Krejt në fund është bërë prezantimi i kandidatëve nga radhët e Nismës për asamble komunale.