Zv/kryeministri Hazbi Lika, sot ka qëndruar në Novasellë  të komunës së Bogovinsë pas djegies së shkollës. Ai ju premtoi banorëve të Novasellës se qeveria menjëherë do të nis fazën e parë për rindërtimin e kësaj shkolle dhe fshati do të ketë një objekt të ri ku edhe nxënësit do të mësojnë në kushte edhe më të mira .

Në prani të zv.kryeministrit  sot u bë edhe  një grup pune për sistemimin e nxënësve deri sa të rregullohet shkolla e re.

Ndryshe zv/kryeministri Lika shihet gjithnjë pranë qytetarëve në nevojë veçanërisht në viset shqiptare për çdo problem që ata kanë. /TetovaSot/