Dalja e Likës dhe mbështetja e madhe e tij dhënë Teuta Arifit, është edhe faktori kryesor që BDI pati rritje të madhe të votës shqiptare në Tetovë.

Pas zgjedhjeve parlamente ku BDI kishte rrënje të votës, në këto zgjedhje lokale ka befasuar edhe krerët më të lartë të kësaj partie.

Reformat e BDI-së që bëri lideri i saj Ali Ahmeti dhe dalja në skenë e Likës është shpresa e vetme që shqiptarët dhanë maksimumin për të fituar çdo komunë shqiptare në Maqedoni.

Rritje të votës ka patur edhe në Zhelinë ku nga zgjedhjet parlamentare në këtë komunë çonte BESA, tani kemi rritje kë  BDI ka korrur sukses të madh dhe krenohet me fitoren e radhës edhe në këtë komunë.

Kërçova mbetet komuna e shqiptarëve, dhe Dehari llogaritet si kryetari më i votuar në Maqedoni duke rrënuar kandidatin e VMRO-së.

Një befasi të madhe ka pasur në Çair dhe Saraj ku këto kandidat kanë ruajtur votën duke i lënë shumë pas kundër kandidatët tjerë të partive shqiptare.

BDI rritet sërish, dhe Ahmeti mbetet lideri më fuqishëm në Maqedoni pasi që nga 2002 nuk njeh asnjë humbje./TetovaSot/