Partia nacionaliste e Lirisë së Austrisë (FPO), e cila u radhit në vendin e tretë në zgjedhjet të dielën, duke fituar vetëm një deputet më pak se Partia Socialdemokratike (SPO), sot kërkoi të fillojnë negociata për formimin e koalicionit djathtë të oriantuar qeveritar.

Thirrja është dërguar deri te Partia popullore Konservatore austriake (OVP) e Sebastian Kurcit, e cila fitoi bindshëm në zgjedhjet dhe ka mundësi të zgjedh nëse do të formojë koalicion të ri me FPO ose do ta vazhdojë marrëveshjen e deritanishme të koalicionit me SPO.

“FPO nuk do të bëjë kompromis lidhur me çështjet kyçe. Ne nuk do bijmë në gjunj para askujt”, deklaroi lideri FPO, Hajnc Kristian Shtrahe.

“Shtrahe kërkon nga qeveria e ardhshme të vendos kontroll më të ashpër në kufijtë e Austrisë, me qëllim që të ndërpritet “islamizimi i vendit”. Ai njëheri kërkon edhe të zvogëlohen tatimet, me qëllim që të stimulohet ekonomia austriake. Lidhur me këto çështje, ka shkallë të lartë të pajtueshmërisë mes konserativëve dhe nacionalistëve. Që ta garantoj ndjenjën e kufijve, Shtrahe kërkon që partia e tij ta marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme.