Lideri i përjashtuar i Katalonisë, Carles Puigdemont ka thënë që nuk është duke kërkuar azil në Belgjikë.

Ai është parë në publik në Bruksel, i shoqëruar nga disa kolegë pas deklarimit të pavarësisë së Katalonisë.

Ndërkohë qeveria qendrore e Spanjës ka shtrirë kontrollin direkt në Kataloni, dhe ka përjashtuar zyrtarë të përfshirë në referendumin për shkëputje nga Spanja, përderisa prokurori i shtetit ka bërë thirrje për ngitje të akuzës për rebelim ndaj Puigdemont.

E Puigdemont ka thënë që nuk është duke i ikur drejtësisë mirëpo dëshiron që të flas lirshëm.