Lideri i lëvizjes radikale shiite libaneze Hezbollah, e akuzoi sot Qeverinë e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu se rajonin është duke e çuar drejt luftës në Siri, Liban dhe Rripin e Gazës dhe paralajmëroi se njerëzit në Izrael nuk do të mbrohen nëse fillon konflikti.

Në fjalim Hasan Nasrala tha se Qeveria e Izraelit nuk ka “një analizë të drejtë” se deri ku do të shkonte kjo luftë në qoftë se do të fillonte.

Ai ju bëri thirrje hebraikëve të cilët kanë emigruar në Izrael që të kthehen në shtetet prej ku kanë ardhur që të mos pësojnë në luftën të cilën do ta fillojë “qeveria idioteske e Netanjahut”.