Lajmi për largimin nga kjo jetë e njërit nga studiuesit më të spikatur të shqipes, të historisë dhe kulturës sonë, Robert Elsie, më pikëlloi thellë.

Humbje e madhe për shkencën, kulturën dhe letërsinë shqipe si dhe për të gjitha ato fakte të pandriçuara historike që prisnin hulumtimet e Robertit.

Roberti ka zënë vendin e merituar në historinë shqiptare dhe ka lënë gjurmë të përheshme në trashëgiminë kombëtare.

U prehsh në paqë mik i madh i kombit tim, shkruan kështu në telegram ngushëllimin e tij lideri i BDI-së Ali Ahmeti.