Një tripletë e Robert Lewandowskit ndaj Armenisë jo vetëm që e ktheu në golashënuesin më të mirë të Polonisë me 50 gola të shënuar, por gjithashtu theu një rekord të kualifikueseve të Evropës që ishte vendosur së fundmi nga Cristiano Ronaldo i Portugalisë.

Lewandowski e filloi ditën me 47 gola të shënuar në 89 ndeshje me Poloninë, dhe tani pas tre golave të shënuar ndaj rivalëve të Grupit E, Armeninë, ai ka 50 gola të shënuar gjithsej me përfaqësuesen dhe 15 gola në një sezon të kualifikueseve evropiane për një Kupë Bote ose Evropian.

Por Ronaldo ka akoma një ndeshje më pak me dy ndeshjet e mbetura të Portugalisë në krahasim me një të Polonisë.