Mes këngëtareve përveç marrëdhënieve kolegialiteti ka edhe shoqëri të mira.

E kur jemi te shoqëria, një marrëdhënie të mirë mes vete kanë këngëtaret Leonora Jakupi dhe Vjollca Haxhiu.

Këtë gjë e dëshmojnë paraqitjet publike të këngëtareve disa herë bashkë, që konfirmon një shoqëri të shëndoshë mes tyre.

Madje, javën e kaluar, saktësisht në ditën e zgjedhjeve, Leonora dhe Vjollca u janë drejtuar kutive të votimit së bashku, ku në fotografitë të cilat i solli Lajmi.net, dyshja u shfaqen me shumë stil.

Së fundi, është Vjollca ajo e cila postoi një fotografi në Insta-Story në të cilën u shfaq me Leonorën, që të dyja shumë elegante.