Një këmbësor është lënduar më rëndë, ndërsa 16 persona janë lënduar më lehtë në 12 nga 14 aksidentet e ndodhura ditën e djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Siç informon MPB-ja, gjatë ditës së djeshme policia rrugore ka zbuluar dhe ka sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve, midis të cilëve katër shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikim  të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, dy nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në kalim të shënuar këmbësorik, dy kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë shoferë kanë kryer kundërvajtje në baza të ndryshme, si dhe 19 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar 57 automjete të parkuara në mënyrë jo të rregullt.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 64 automjete