Një shtatëdhjetë e pesë vjeçar nga Ohri ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident rrugor në të cilin është përmbysur makineria mobile për prerjen e druve e markës “Arab” në rrugën lokale në lagjen Raça-Ohër.

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje në orën 13:45 në rrugën lokale në lagjen Raça-Ohër, ka ndodhur aksident rrugor në të cilin makineria mobile për prerjen e druve e markës “Aran”, të drejtuar nga R.L. (75) nga Ohri, me pjesën e prapme ka goditur në gurë dhe është përmbysur. Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi R.L., i cili është transferuar dhe mbajtur për mjekim në spitalin “Shën Erazmo”-Ohër.

Lëndime të lehta trupore ka marrë bashkudhëtari R.R. (49) nga Ohri, i cili është dërguar dhe mbajtur për mjekim në Spitalin e përgjithshëm Ohër. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër.