Romelu Lukaku ka bërë një skanim të këmbës dhe për fatin e tij të mirë është mësuar se nuk ka pësuar ndonjë frakturë.

Belgu u kontrollua në një spital në Brukel të hënën, pasi që kishte patur një problem në stërvitje me Manchester United të premten.

Pasi kishte marrë injeksione, sulmuesi e kishte kaluar fitnesin me ç’rast ishte lejuar që të luajë në ndeshjen e së shtunës kundër Crystal Palace.

Ai madje arriti ta shënojë golin e tij të njëmbëdhjetë për United, në këtë ndeshje.