Performanca e shkëlqyer e Ciro Immobiles me fanellën e Lazios ka bërë që në drejtim të tij të vijnë oferta të rëndësishme. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit e klubit bardhekaltër kanë refuzuar gjatë këtyre ditëve ofertën prej 70 milionë eurosh nga ekipi kinez Shanghai SIPG, që drejtohet nga Villas-Boas.

Klubi aziatik, për të bindur sulmuesin, i kishte ofruar atij një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon, por 27-vjeçari e ka refuzuar, duke deklaruar se nuk ka ndërmend të largohet nga Italia.

Në fakt, klubi i Lazios vetëm pak ditë më parë zyrtarizoi zgjatjen e kontratës me sulmuesin e Kombëtares italiane, por edhe me portierin shqiptar Thomas Strakosha, deri në vitin 2022.

Në këtë fillim sezoni Immobile ka shpërthyer të Lazio, duke realizuar 13 gola në Serinë A dhe 2 të tjerë në Kupën e Italisë.