Rusia është e interesuar për zhvillim stabil të Ballkanit Perëndimor dhe tejkalimin e mosmarrëveshjeve ekzistuese në rajon, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov në takimin me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

“Ne jemi të interesuar për zhvillim stabil të Ballkanit Perëndimor, tejkalimin e mosmarrëveshjeve të brendshme të cilat janë ende të pranishme”, deklaroi Lavrov, duke shtuar se në “kontinentin tonë të përbashkët është me rëndësi të jesh i hapur për bashkëpunim me të gjithë, e jo të veprojmë sipas parimit ‘nëse je me ne ose kundër nesh'”, tha Lavrov.

Gëzohemi që Kroacia, tha ai, synon drejt udhëheqjes së politikës multisektoriale politike.

Grabar Kitaroviq në Soçi do të ketë takim me presidentin rus, Vlladimir Putin.

Sergej Lavrov potencoi se presidentët e Rusisë dhe Kroacisë duhet të bisedojnë hollësisht për këtë, si dhe për marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike.