Bashkë me disa anetarë të listës për këshilltare komunal, kandidati për kryetar të Komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata sot marshoi nëpër rrugët e qendrës së Dibrës për të vizituar të gjitha dyqanet dhe për komunikuar me pronarët e atyre dyqaneve.

Gjatë takimit, kryetari Lata ndëgjoi nga afër të gjitha problemet dhe hallet me të cilat ballafaqohen dyqanxhinjtë, por edhe mori lëvdatat për punën e bërë, sidomos në rregullimin e rrugëve, trotoareve dhe mbi të gjithave me ndërtimin e bulevardit dhe kanalizimit të munguar në qendër të Dibrës. Ata u shprehën se janë të kënaqur me punët e deritanishme të kryetarit, punë që kanë ngritur vlerën e kapitalit të tyre.

Lata dhe ekipi që e shoqëronte atë, pasi i njoftuan pronarët e dyqaneve me programin dhe projektet e BDI-së për katër vitet e ardhëshme, ai i siguroi ato se këresat dhe sugjerimet e tyre do të merren parasysh dhe se do te jenë pjesë e programit të tij katër vjeçar.