Sot, kryetari i Kumunës së Dibrës, njëherit edhe kandiddati pêr kryetar i BDI-së, z.Ruzhdi Lata pati një takim vëllazëror me banorët e Këshillit Vendor 1-Rajoni I.
Në atë takim ata bashkashirt biseduan për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e asaj lagje dhe njëherit të gjithë banorët iu falenderuan kryetarit Lata për punët e bëra në atë lagje, punë të cilat nuk ishin bërë për dekada, e sidomos për projektin madhor “Proi i Vakofit”, që tani kanë filluar me punë dhe pas një shekulli banorët e asaj lagje nuk do të ballafaqohem me rrezikun e vërshimit dhe epidemisë që i sillte Proi i Vakofit.
Gjithashtu, të gjithë banorët në fund të takimit i shprehën mbështetje kryetarit Lata në këto zgjedhje lokale për të vazhduar më tej punët në shërbim të Dibrës që duam.