Dibra, sipas Adem Bungurit, është qytet mijëra vjeçar dhe ajo nuk meriton menaxhim nga parti dhe persona që akoma nuk kanë emër dhe persona e parti të padefinuar, ka thënë Ruzhdi Lata në debatin televiziv në RTVM. Duke treguar projektet për katër vitet e ardhshme, Lata ka akuzuar kundërkandidatët se po punojnë për interesa të dyshimta dhe për përçarje e dibranëve.

“Jemi krenar se punën tonë në katër vitet që lamë pas, përveç dibranëve, e kanë vlerësuar edhe organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Lata, duke përmendur qendrën e Dibrës, gjimnazin e qytetit, riparimin dhe asfaltimin e shumë rrugëve, ujësjellësve dhe kanalizimet…
Lata ka ironizuar edhe me kundërkandidatët, të cilët kanë akuzuar se mungon uji në Dibër.
“Këta zotërinj, ky i Aleancës dhe ai i BESËS, kanë nga 20.000 denarë borxh për ujin dhe kjo ësht arsyeja pse këta nuk kanë ujë. Ky zotëriu ka jetuar deri tani pa kanalizim fekal, ndërsa tani ia keni rregulluar edhe tani…”, ka ironizuar Lata, duke përmendur projektet kapitale që tashmë preken dhe jetohen në Dibër.