Arturo Vidal mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit në Bayern Munich

Mesfushori kilian, Arturo Vidal nuk është i lumtur në Bayern Munich dhe pritet të largohet në muajin janar.

Sipas Tuttomercatoweb, Vidal ka pranuar ofertën dhe është i gatshëm që të kthehet në Itali, por kësaj radhe te skuadra e Interit.

Deri te ky vendim ka ardhur pas largimit të Carlo Ancelottit dhe ardhjes së Jupp Heynckes, i cili nuk beson shumë të Vidal, ani pse kishte punuar me të edhe në Bayer Leverkusen dhe e njeh shumë mirë.

Vidal me bayernin ka kontratë vetëm deri në vitin 2019