Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kreun e komunës së Çairit, Visar Ganiu, pritet të ndaje më banorët e zonës një prej projekteve më të rëndësishme të tij që lidhen me zgjidhjen afatgjate të një prej problemeve më aktuale, papunësinë.

Projekti është ideuar dhe përpiluar prej tij dhe stafit të ekspertëve dhe pritet të jetë një prej sihariqeve të radhës që ai do të ndajë me banorët e Çairit. Detajet për këtë projekt, masat që do të merren do të bëhen publike prej tij, të detajuara sipas të gjitha zërave.