U zbuluan të gjitha detajet e programit të ri të Luanës.

Ka mbetur vetëm një i fundit, që na e zbuloi autori Blendi Salaj, shkruan vetëm pak minuta më parë. “Fifi nga orkestra sjell muzikën”, na ka treguar Blendi.

Këngëtarja që sezonin e shkuar dha dorëheqje nga orkestra e “Xing me Ermalin”, pas konflikteve që pati me të, i bashkohet një tjetër orkestre, në Top Channel, në programin që do konkurrojë pikërisht atë që ajo braktisi.

“Shiko kush luan”, do të transmetohet gjithashtu të shtunave, kokë më kokë me programin e Ermal Mamaqit dhe Filloreta Raçi, ose Fi siç e njohim të gjithë, i është bashkuar stafit muzikor, që do krijojë atmosferën ekstra të programit të ri.

Bota nuk qenka vetëm portokall, por u rrotulloka shumë shpejt!