Prezantuesi dhe autori i “Një Kafe me Labin” ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku duket se ka vendosur që të punojë në vend që të shkojë për muaj të mjalti

Labi pritet që muajin e mjaltit me Qendresën ta shtyjë për më vonë.

Kjo pasi që moderatori është parë në bjeshkët e Rugovës duke xhiruar emisionin e tij që tashmë transmetohet në KTV, shkruan GazetaExpress.

Ish moderatori i TV 21, i dha fund beqarisë në një mbrëmje me më shumë se 700 mysafirë dhe ishte pritur që pas dasmës bashkë me gruan e tij të niset për në muajin e mjaltit.

Por, nuk ka ndodhur kështu, ndoshta për shkak se ai është shpenzuar shumë për t’u martuar, aq më pak për të organizuar një dasmë kaq glamuroze siç ishte ajo e tij që u mbajt të hënën.