Finlanda mund të bëhet vendi i parë që do të njohë zyrtarisht Katalonjën si republikë të pavarur,  duku bërë kështu që shteti skandinav t’i kundërvihet drejtpërsëdrejti Bashkimit Evropian.

Mikko Karna, një nga deputetët më të rëndësishëm të vendit ka thënë se synon të paraqesë një mocion në parlamentin finlandez duke njohur vendin e ri të ri në kontinetitn Evropian.

Karna, i cili është pjesë e partisë në pushtet, e udhëhequr nga kryeministri Juha Sipila, gjithashtu i dërgoi urimet e tij  Katalonjës, pasi parlamenti rajonal votoi për shkëputjen nga pjesa tjetër e Spanjës, shkruan syri.net.

Nëse Finlanda do ta njohë zyrtarisht shtetin e ri të Katalonjës, kjo do të jetë një goditje e tretë në BE-në, e cila ka mbështetur në mënyrë të vendosur vazhdimin e një qeverie të bashkuar nën kontrollin e Madridit.

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker paralajmëroi sot se disa në bllokun evropian  po shfaqen “bërryla” për shkak të ngjarjeve sizmike në Katalonjë.