Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk beson se të besuarit e tij do t’ia dalin të bëjnë atë që ka bërë Arsenali në sezonin 2003-2004, që fitoi titullin duke mos pësuar asnjë humbje në 38 ndeshje.

Por, për Guardiolën kjo gjë është e pamundur të arrihet tani.

“Jemi në tetor. Në dy apo tri ndeshjet fundit e patë se sa e vështirë është që të fitosh”, tha Guardiola.

“Sezon pa humbje? Jam përgjigjur në konferencën e kaluar, harroni këtë”, u përgjigj trajneri spanjoll, që nuk beson se City do të qëndrojë i pamposhtur.

City aktualisht kryeson Premierligën pa asnjë humbje, me 25 pikë të grumbulluara, pesë më shumë se Manchester United në vendin e dytë.

Manchester City nesër do të përballet me West Bromwich Albion.