Më shumë se 25 vite pas përfundimit të luftës, Gjykata në Bosnje pritet të ja shqiptojë aktvendimin ish komandantit të forcave boshnjake në Srebrenicë, Naser Oriq, i cili akuzohet se bashkë me ushtarin e tij Sabahudin Muhiq ka vrarë tre serbë të burgosur.

Në mesin e tyre, akuzohet se ia ka prerë kokën gjykatësit serb, Sllobodan Iliq. Mbrojtja e tij thotë se dëshmitë e deshmitarit të mbrojtur janë të rrejshme sepse bëhet fjalë për person që është dënuar 11 herë deri tani për vepra penale.

Deri sa për serbët është kriminel lufte, boshnjakët e konsiderojnë hero Oriqin, që i ka mbrojtur nga masakrat serbe.