Deontay Wilder i ka shpallur luftë Anthony Joshuas, dy ditë pasi britaniku e mbrojti titullin e kampionit të botës në kategorinë super të rëndë.

Mbajtës i pamposhtur i titullit WBC, Wilderit i janë ofruar 3 milionë funte për t’u ndeshur me boksierin Dillian Whyte, por ai dëshiron garanci se pas kësaj lufte do të mund të boksojë me Joshuan, transmeton Express.

Wilder ka theksuar se e pranon ofertën e Eddie Hearn prej 3 milionë funte për të boksuar me Dillian me kusht se pas tij përballet me të pamposhturin, kampionin e WBA dhe IBF, Joshuan.

Amerikani Wilder ka thënë: “I shpalli luftë AJ (Anthony Joshua). Nuk do ta ndjek. Hearn e do Whyte ndërsa unë e dua Joshuan. M’i fut të dy në një pako dhe më lërë t’i luftojë. Whyte-in do ta nokautoj me lehtësi. Do ta beja me njërën dorë të lidhur pas shpine”